Ofrohet me #qera lokali me sipërfaqe prej 430 m², në rrugën “Dashmir Krasniqi” (afër Stacionit të Autobusëve) - Gjakovë.
Lokali është i pozicionuar në një zonë shumë të frekuentuar dhe ofron hapësirë funksionale e të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të ndryshme.
Brenda lokalit gjenden dy banjo dhe dy hapësira të veçanta, ku njëra mund të shfrytëzohet si zhveshtore, ndërsa tjetra si zyrë personale.
Gjithashtu, lokali posedon vendparkim përpara objektit si dhe një bodrum, që ofron hapësirë shtesë të përshtatshme për depo apo përdorime të tjera ndihmëse..
💶 Çmimi: 1000€/muaji.